Deputetja e LDK-së Doarsa Kica-Xhelili, ka kujtuar ish-presidentin Ibrahim Rugova, përcjell InLajmi.
Ajo e ka vlerësuar lart figurën dhe kontributin e Rugovës.
Kica-Xhelili shpreson se urtësia e Rugovës do të jetë udhëzues në rrugën e tyre politike.
Deputetja thotë se fjalët e veprat e Rugovës janë reflektim i peshës së vërtetësisë së vizionit të tij për Kosovën.
Rikujtojmë se më 21 janar përkujtohet 17-vjetori i vdekjes së ish-presidentit Rugova.

Postimi i plotë i tij:
Nuk thonë kot që ti ke vetëm ditëlindje!
Urtësia jote qoftë udhëzuesi ynë, e fjalët tua të pakta, reflektim i peshës së vërtetësisë së vizionit tënd për këtë vend. /InLajmi/