Presidenti Michael D Higgins bën thirrje që detyrat e shtëpisë të ndalohen në Irlandë, transmeton InLajmi.
Udhëheqësi i preferuar i vendit i ka dhënë shpresë një brezi të ri studentësh se “fatkeqësia” e mbrëmjeve të tyre passhkollore mund të hiqet.
Presidenti Higgins argumenton se kjo do t’u jepte kohë të rinjve që të angazhohen në aktivitete më krijuese jashtë orarit të shkollës.
Ish-ministri i Arteve beson se aktivitetet e shkollës duhet të mbyllen në portën e shkollës, shkruan Irish mirror.
Kur u pyet se çfarë mendimi ka për detyrat e shtëpisë, Presidenti Higgins tha:
“Unë mendoj se koha në shtëpi dhe koha në shkollë është një përvojë edukative dhe duhet të përfundojë në shkollë dhe njerëzit duhet të jenë në gjendje të përdorin kohën e tyre, për gjëra të tjera krijuese.” /InLajmi/