Ish-kryeministri Avdullah Hoti, ka kujtuar ish-presidentin Ibrahim Rugova, përcjell InLajmi.
Hoti thotë se Rugova është lider politik e shpirtëror që e udhëhoqi Kosovën në momentet më kritike të ekzistencës sonë si popull.
Tutje, ai thotë se Rugova ndërtoi edhe miqësi me demokracitë perëndimore, si dhe krijoi kohezionin e pashembullt të idealit të shprehur për liri, pavarësi e demokraci.
Ndryshe, më 21 janar përkujtohet 17-vjetori i vdekjes së ish-presidentit Rugova.
Postimi i plotë i tij:
Sot kujtojmë atin themeltar të shtetit të Kosovës — Presidentin Rugova, liderin shpirtëror e politik që na udhëhoqi në momentet më kritike të ekzistencës tonë si popull, që ndërtoi miqësitë me demokracitë perëndinore, që krijoi kohezionin e pashembullt rreth idealit të shprehur si LIRI, PAVARËSI, DEMOKRACI. /InLajmi/