Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi njoftoi se këtë të premte ka vizituar komunën e Mitrovicës e cila të enjten u prek nga vërshimet, përcjell InLajmi.
Kryetari i PDK-së deklaroi se ringritja e infrastrukturës publike dhe kompensimi i të gjitha dëmeve që qytetarët kanë pësuar, kërkojnë reagimin urgjent të Qeverisë së Kosovës.
Më tej Krasniqi tha se në këto ditë të vështira për Kosovën, asnjë qytetar i vendit nuk duhet të lihet i vetëm dhe pa mbështetjen e shtetit.
Postimi i plotë i tij:
Së bashku me Kryetarin Bedri Hamza, sot në Mitrovicë takuam shumë qytetarë të prekur nga vërshimet e djeshme. Edhe në këtë komunë dëmet materiale janë shumë të mëdha.
Ringritja e infrastrukturës publike dhe kompensimi i të gjitha dëmeve që qytetarët kanë pësuar, kërkojnë reagimin urgjent të Qeverisë së Kosovës.
Dërgimi i ekipeve emergjente për të sanuar gjendjen, mbështetja e qytetarëve me asistencë shëndetësore, pako ushqimore, strehim dhe rikuperimi i dëmeve materiale duhet të bëhet shpejtë dhe pa humbur kohë.
Në këto ditë të vështira për të gjithë Kosovën, asnjë qytetar i vendit nuk duhet të lihet i vetëm dhe pa mbështetjen e shtetit! /InLajmi/