Nënkryetarja e PDK-së Vlora Çitaku, ka reguar pas gjendjes së vështirësuar nga vërshimet në disa qytete të Kosovës, përcjell InLajmi.
Çitaku derisa e ka quajtur si “gjendje alarmante” situatën në Kosovë pas vërshimeve, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të mos rrijë duarkryq.
Ndryshe, reshjet e mëdha të shiut kanë shkaktuar vërshime në disa komuna të Kosovës, ku si pasojë e vërshimeve janë shkaktuar edhe dëme të shumta materiale.
Postimi i plotë i saj:
Gjendje alarmante në Skenderaj, Mitrovicë dhe Istog.
Qeveria mos të rrijë duarkryq. /InLajmi/