Era e fortë ka rrëzuar pjesën më të madhe të çatisë së magazinave të mallrave ushqimor.
Nga rrëzimi i çatisë prej llamarine është rrezikuar jeta e 2 të rinjve të cilët kanë qënë duke kaluar në ato momente pranë magazinave të tregut.
Dëshmitarët tregojnë se 2 të rinjtë janë shtrirë përtokë ndërsa llamarinat kanë rënë mbi mjetet e parkuara në sheshin e magazinave.
Nga rrëzimi i çatisë janë dëmtuar 5 mjete të cilat kanë qenë të parkuara. Në vendngjarje janë forca të policisë, të shërbimit zjarrfikës si dhe të OSHEE-së të cilët kanë shkëputur energjinë elektrike në të gjitha magazinat e tregut të shumicës, shkruan abc news.
Nga ana tjetër po punohet për të çmontuar pjesën e mbetur të çatisë prej llamarine.