Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala ka reaguar ashpër ndaj ministrit të Financave në lidhje më tërheqjen e mjeteve të Trustit, raporton InLajmi.
Shala ka thënë së është interesant ta dëgjosh tek flet ministri Murati, gjoja se ka rregulluar çështjen e energjisë elektrike në vend a ky në fakt vetëm sa e ka dërguar në humbje KEK-un.
“Po flet një ministër i cili thotë e kam ndihmuar energjinë i cili e ka pru KEK-un në humbje në baze ditore, është interesant kur flet ky ministër”, ka thënë Shala.
Ndër të tjera Shala tha se ministri Murati po i akuzon partitë opozitare për popullizëm a në fakt vetë Qveria Kurti ka ardhur në pushtet krejt me popullizëm.
“Po akuzon për populizëm një ministër që krejt ardhjen në pushtet e ka prej populizmit”, theksoi Shala./InLajmi/