Një numër i madh personazhesh të famshëm kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, pas pjesëmarrjes së tyre në “Golden Globes”.
Disa yje, duke përfshirë Collin Farrell, Brendan Gleeson, Jamie Lee Curtis dhe Michelle Pfeiffer njoftuan se ishin infektuar me koronavirus, në ditët pas ndarjes së çmimeve.
Gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve “Critics Choice”, të cilat u transmetuan të dielën, të pranishmëve iu kërkua testi i koronavirusit ndërsa lista e yjeve që mungonin po rritej.
“Më vjen shumë keq që po mungoj sot në çmimet ‘Critics Choice’. Por, për shkak të koronavirusi″, tha Pfeiffer.
Pfeiffer pritej t’i jepte aktorit Jeff Bridges çmimin për “Arritje në Karrierë”, të cilit iu dorëzua nga John Goodman.
“Fatkeqësisht, nuk do të jem në festimet e fundjavës duke brohoritur për miqtë dhe kolegët e mi. Jeta sipas kushteve të jetës”, tha Curtis.
Bashkëpunëtorët e saj në filmin “Everything Everywhere All at Once” morën 5 çmime, duke përfshirë edhe “Filmin më të Mirë”, shkruan Kult Plus.
“Masat paraprake të sigurisë për koronavirus si testet, vaksinimi dhe kërkesa për vendosjen e maskave kanë qenë jokonsistente këtë sezon çmimesh”.