Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi me të nisur fjalimin para deputetëve në Kuvendin e Kosovës, ka filluar të flas për rastin e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, raporton InLajmi.
Krasniqi është shprehur i bindur se tanimë është vonë shkarkimi i ambasadorit Berishaj, dhe sipas tij tani nuk mjafton vetëm shkarkimi.
I pari i PDK-së ka kërkuar që të bëhen hetime serioze dhe ambasadori të vihet para drejtësisë.
“Tashmë është vonë dhe shkarkimi i ambasadorit Berishaj më nuk mjafton, duket të bëhen hetime serioze. Martin Berishaj duhet të sillet para drejtësisë dhe kushdo që është në këtë piramidë”, tha Krasniqi./InLajmi/