Britmat iu dëgjuan larg.
Ato ishin alarm për Perparim Brahimin që me shpejtësi të vraponte nga shtëpia për të shpëtuar shtatëvjeçarin që po sulmohej nga qentë endacakë në Pleshinë të Ferizajt.
Nga dëmtimet fizike po, por i vogli që të enjten festoi ditëlindjen, nuk i shpëtoi traumës që ia shkaktoi kjo ngjarje që i ndodhi teksa po kthehej nga shkolla.
Sipas familjarëve kjo e keqe që u ndodhi, duhet t’u shërbejë për aktivizim shtetëror që të merren me çështjen e qenve endacakë.
Edhe për kryetarin e fshatit Pleshinë, veprimet për këtë problem që ballafaqohen banorët, janë urgjente.
Nga komuna thonë se janë të angazhuar për këtë punë, por për miratimin e draft strategjisë që rregullon trajtimin e qenve endacakë po e presin nivelin qendror, shkruan Klan Kosova.
Sipas drejtorit vetëm gjatë vitit të kaluar janë sterilizuar e vaksinuar me shumë se një mijë e 300 qenë derisa kanë hapur tender këtë vit, edhe për procesin e njëjtë ndaj 750 kafshëve pa pronarë.