Policia e Kosovës njoftoi se në ato zona ku ka potencial për vërshime, ka shtuar patrullimet dhe verifikuar situatën, duke u angazhuar së bashku me AME-në, Zjarrfikësit e Njësitet Emergjente komunale etj., si dhe janë duke koordinuar veprimet për reagime në ato zona ku ka nevojë, përcjell InLajmi.
Njësitet policore, pos koordinimit me institucionet relevante po angazhohen edhe në shtimin e masave të sigurisë në trafik dhe riorientim të qarkullimit në ato rrugë që janë bllokuar ose kanë vështirësi në qarkullim.
Si pasojë e të reshurave ka pasur nivel të shtuar të ujit edhe në rajone tjera, si në 2rrugë të Gjakovës, në Ujëmir të Klinës, në rajonin e Podujevës, në Istog dhe në rajonin e Mitrovicës Jugu, Skenderaj, etj.
Policia mbetet e përkushtuar që tu dalë në ndihmë qytetarëve pa dallim dhe njëkohësisht fton qytetarët që të jenë vigjilent dhe të lajmërojnë të gjitha rastet ku ka situata emergjente nga vërshimet si dhe të kenë kujdes të shtuar gjatë ngasjes së automjeteve. /InLajmi/