Zyra për Informim në Qeverinë e Kosovës ka dalë me detaje të reja pas takimit të kryeministrit Kurti dhe përfaqësuesin për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, përcjell InLajmi.
Sipas qeverisë kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák, në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror në Davos.
Nga qeveria treguan se ata diskutuan për procesin e dialogut, hapat e mëtejmë dhe nevojën për dinamizim të procesit drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me njohje reciproke në qendër.
Më tej njoftuan se Kryeministri Kurti do ta mirëpres emisarin Lajčák në Prishtinë, në përfundim të kësaj jave. /InLajmi/