Ish-kryenegociatorja kosovare në bisedimet Kosovë-Serbi, Edita Tahiri e tronditur ka pranuar lajmin e vdekjes së arkeologes, Edi Shukriu, njëheri mikës së saj të shpirtit, përcjell InLajmi.
Tahiri është shprehur së vdekja e mikes se saj e ka goditur thellë në shpirtë, duke e bërë të kujtoi kohen kur të 2-ja i dhanë shumë jetës, luftës, liris e pavarësisë.
Ajo ka ngushëlluar në radhe të parë familjarët e të ndjerës e pastaj të gjithë ata që i qëndruan pranë dhe e kishin mike.
Postimi i plotë i saj:
U trondita thelle nga humbja jote mikja ime e madhe e jetes dhe luftes per liri dhe pavaresi, Edi Shukriu ishe dhe mbetesh ikonë e kombit shqiptar,shkelqeve në gjithë veprat kombëtare, akademike, politike, diplomatike, letrare.
Ngushellime te thella bijes se dashur Erletes dhe mbeses Nia dhe familjes Shukriu dhe miqeve!/InLajmi/