Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia, ka takuar anëtarët e Komitetit Kyç dhe anëtarët e nënkomiteteve teknike për përditësimin e Listës së Produkteve Mjekësore dhe Materialeve Shpenzuese, përcjell InLajmi.
Gjatë takimit, Ministri Vitia, theksoi se buxheti për barna dhe material shpenzues është rritur nga Qeveria e Republikës së Kosovës.
Ministri Vitia theksoi se është rritur buxheti për barna dhe material shpenzues për kujdesin primar në mbi 21.000.000 euro, kurse për kujdesin 2-tësor dhe 3-tësor, në 36.000.000 euro andaj përditësimii Listës së re të Produkteve Mjekësore dhe Materialeve Shpenzuese është me shumë rëndësi.
Ministri Vitia përgëzoi Komitetin Kyç dhe nënkomitetet për punën e bërë bashkë me grupin e ekspertëve, ku si risi në përditësimin e LEB është marrë parasysh edhe aspekti farmako-ekonomik. /InLajmi/