Shtetet e Bashkuara të Amerikës për eksport të produkteve dhe Turqia për importin e tyre, janë partnerët kryesorë tregtar të Kosovës gjatë vitit 2022.
Kështu thuhet në të dhënat e Doganës së Kosovës të përpunuara nga Instituti për Studime të Avancuara GAP, duke shtuar se këto 2 vendet përbëjnë me nga rreth 15% të fuqisë tregtare të vendit tonë.
Sipas të dhënave, pas SHBA-së me 131.000.000 , vjen Maqedonia e Veriut me 117.800.000 euro apo 13.6 % të eksporteve, ndjekur nga Shqipëria me 110.7000.000 euro apo 11.59 % Gjermania me 81.9 milionë euro apo 9.43% .
Zvicra me 64.3 milionë euro apo 7.4 për qind, Serbia me 60.700.000euro apo 6.98% , Italia me 40.300.000euro apo 4.95% , Mali i Zi me 37.8% , ndërsa Sllovenia dhe Turqia përbëjnë 3.42% , përkatësisht 2.72 % të të gjithë vlerës së eksporteve.
Për sa i përket importeve, pjesëmarrja e Turqisë në bilancin tregtar është 14.98 % apo 839.200.000 euro, pasuar nga Gjermania me 605.200.000 euro apo 10.8% , Kina me 545.600.000 euro apo 9.74 % Serbia me 371.600.000apo 6.63%, Greqia me 5.49% .
Maqedonia e Veriut me 281.200.000euro apo 5.02% , Italia me 271.400.000apo 4.84% , Shqipëria me 255.3 milionë euro apo 4.56% , Sllovenia me 243.7000.000euro apo 4.35% dhe Arabia Saudite me 86.200.000 euro apo 3.88% të fuqisë tregtare për import.
Dogana e Kosovës thotë se të hyrat e mbledhura për në vitin 2022 ishin 1. 531.000.000apo 11.23% më shumë.
Vlera e mallrave të importuar është 5. 603.000.000 euro apo 20% më shumë se vitin paraprak, ndërsa vlera e mallrave në eksport ishte 869.500.000euro, përcjell Telegrafi.
Rritja e gjithmbarshme krahasuar me vitin paraprak për nga vlera është 22 % më shumë se në vitin 2021 ku vlera e mallrave në eksport ishte 712.800.000euro.