Sandro Rosell, ish-presidenti i Barcelonës, këtë të shtunë zbuloi arsyet që e shtynë atë të jepte dorëheqjen si president në janar 2014.
Pavarësisht se shumë prej tyre mund të mendoni se vendimi i Sandro Rosell ishte i lidhur me situatën ligjore të “cështjes Neymar”.
Ai theksoi se arsyeja e vërtetë e dorëheqjes së tij ishin kërcënimet me vdekje të prindërve të tij gjatë asaj kohe, shkruan abc news.
“Unë pushova së qeni president i Barçës për shkak të kërcënimeve të përditshme me vdekje që prindërit e mi merrnin në shtëpi. Ata merrnin telefonata dhe letra anonime. Ishte e tmerrshme”, tha Rosell.