Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër po punon çdo ditë për përmirësimin e infrastrukturës në sitin arkeologjik të Kalasë së Rozafës, duke u fokusuar në mirëmbajtjen dhe sistemimin e rrjetit elektrik.
Ekspertët e DRTK Shkodër po evidentojnë problematikat dhe riparimin e defekteve për të garantuar ndriçimin e plotë të këtij atraksioni turistik, të vizitueshëm dhe rijetësuar edhe në mbrëmje.
DRTK Shkodër ka raportuar rritje të numrit të turistëve në Kalanë e Rozafës, duke krahasuar shifrat e dy viteve që lamë pas.
Është vënë re një turizëm kulturor përgjatë gjithë vitit, duke reflektuar rritje të ndjeshme të numrit të vizitorëve vendas dhe të huaj në vitin 2022, shkruan ATSH.
Kalaja e Rozafës është një prej kalave më të rëndësishme të Shqipërisë dhe objekti kryesor turistik në qytetin e Shkodrës.