Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, në 24-vjetorin e Masakrës së Reçakut, ka thënë se askush nuk guxon dhe as nuk mundet ta mohojë e ta harrojë Reçakun, përcjell InLajmi.
Hovier tha se në përgjigje të gjenocidit serb reagoi edhe NATO dhe SHBA ku vepruan për ta mbrojtur popullin shqipar në Kosovë.
Ai tha se besojnë që çdo ;popull meriton të jetojë i lirë dhe i sigurtë
“Askush të mos harrojë apo mohojë atë që ka ndodhur këtu. Në përgjigje të kësaj mizorie dhe të tjerash, SHBA, së bashku me aleatët e NATO-s, vepruan për të mbrojtur civilët e pambrojtur në emër të paqes, lirisë dhe stabilitetit. Këto synime pasqyrojnë vlerat e thella amerikane dhe perëndimore. Ne besojmë se të gjithë njerëzit, pa dallim etnie apo feje, e meritojnë të jetuarit në liri dhe siguri”, ishte shprehur Hovenier vitin e kaluar./InLajmi/