Deputeti i Partise Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri e quan si akt brutal të shtetit serb Masakren e Reçakut e cila u krye në janar të vitit 1999, përcjell InLajmi.
Sipas Tahirit ky akt i kryer mbi popullin shqiptar ishte i planifikuar dhe i menduar deri ne pikën e fundit nga shteti serb, ë oër të cilin drejtësia duhet ta gjej vendin.
Tahiri nder të tjera tha se liri a ehstetit të Kosovës u pagua shtrenjtë e që për këtë gjenocid të kryer mbi poupllin kosovar Serbia tash e sa kohë po mundohet ta mohoi.
Postimi i plotë i tij:
Maskara e Reçakut përbën aktin më brutal të gjenocidit ndaj popullit të Kosovës nga regjimi i Millosheviqit, një akt i paramenduar, i planifikuar, i përzgjedhur dhe me role të paracaktuara për secilin kriminel pjesëmarrës.
Si i tillë, ky akt brutal ndaj popullsisë civile të Reçakut me 15 janar të 1999-tës, jo vetëm që s’mund të mohohet e tjetërsohet siç po pretendon Serbia e mentalitetit të njëjtë, por duhet kujtohet e shënohet si dëshmia kulmore e një sakrifice kombëtare dhe një kujtese kolektive për çmimin e madh që ka pasur liria jonë.
Sot jemi me mendje tek familjarët e 45 martirëve e dëshmorëve të Reçakut, dhe lutemi për shpirtrat e atyre që qenë viktimë e këtij skenari gjenocidial. Vënia para përgjegjësisë së protagonistëve të këtij akti mbetet imperativ dhe obligim për ne si dhe për vetë botën demokratike, që e ka parë nga afër atë se çfarë Serbia ka bërë në Reçak.
Nderime të përjetshme martirëve dhe dëshmorëve të Reçakut si dhe të gjithë atyre që u përjetësuan për lirinë e Kosovës./InLajmi/