Ambasador i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka vizituar Reçakun në 24 vjetorin e masakrës që u bë në po të njëjtin vend nga forcat serbe kundretjë popullit kosovar, përcjell InLajmi.
Guerot u shpreh i bindur se duke kujtuar të kaluarën ndërtohet e ardhmja e Kosovës, pasi e kaluara e shtetit kosovar është e dhimbshme dhe me shumë sakrifica.
Syrin ambasadorit ia vrau viktima Halim Beqiri i cili kur u vra ishte vetëm 14 vjeç, e që kjo dëshmon se forcat serbe nuk kursyen askënd vetëm coptuan gjithçka që iu doli përpara./InLajmi/
https://mobile.twitter.com/Olivier_Guerot/status/1614568120919670789