Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar këtë të shtunë për raportimet se ambasadori Martin Berishaj është përfshirë në një aferë milionëshe, përcjell InLajmi.
LDK iu drejtua qeverisë me kërkesën për ta shkarkuar Matin Berishaj nga detyra e ambasadorit.
Më tej nga LDK deklaruan se qeveria është zhytur në korrupsion që nga dita e parë e saj, ku sipas tyre më e keqja e korrupsionit të tyre dhe të njerëzve të tyre më të rëndësishëm nuk po i duket fundi.
Sipas tyre korrupsioni i skajshëm i tyre përveç që ka shkatërruar qelizën e fundit të besimit të qytetarëve në institucionet e Kosovës, ka shkatërruar edhe reputacionin e vet shtetit tonë në arenën ndërkombëtare. /InLajmi/