Inter Miami ende shpresojnë për transferimin e Leo Messit.
Trajneri i Inter Miamit, Phil Neville foli për shanset e klubit të tij për të nënshkruar me Lionel Messin, duke thënë se ai do të ishte i lumtur të punonte me kapitenin fitues të Kupës së Botës.
“Për ne, peizazhi nuk ka ndryshuar fare”, tha Neville kur u pyet për shanset për të nënshkruar me 35 vjeçarin.
“Me çdo marrëveshje për çdo lojtar të caktuar të nivelit për të cilin po flisni është e ndërlikuar, kërkon kohë. Të jeni të sigurt se ne po punojmë çdo sekondë të çdo dite për të sjellë lojtarët më të mirë dhe unë mendoj se ai është një nga më të mirët.”, shkruan arbresh.info.
Kujtojmë që së fundmi po raportohet që Leo Messi do vazhdojë edhe më tej me Paris Saint Germain.