Portieri nga Maqedonia e Veriut, Marko Jovanovski, do të jetë pjesë e skuadrës së Ferizajt në stinorin pranveror të Superligës së Kosovës.
Jovanovski të enjten është prezantuar te Ferizaj dhe po vlerësohet si përforcim i madh në synimin e klubit për ta siguruar mbijetesën në elitën e futbollit kosovar.
34-vjeçari, së fundmi ishte pjesë e nënkampionit të Maqedonisë së Veriut, Akademija Pandev kurse karrierë ka bërë edhe te Gostivari, Makedonija GP, Sepsi, Pelisteri, Shkëndija e Tetovës, Ethnikos Achna, Teteksi e Vardari. Po ashtu, Ferizaj ka paralajmëruar se gjatë ditëve në vijim do t’i prezantojë edhe përforcimet e reja për stinorin pranveror, shkruan Tëvë 1.
Ferizaj e ka mbyllur stinorin vjeshtor në pozitën e fundit në tabelë me 13 pikë të mbledhura pas 18 ndeshjeve të zhvilluara.