Mbledhja e radhës e Qeverisë së Kosovës u mbajt këtë të mërkurë ku kryeministri Kurti mbajti një fjalim para ministrave, raporton InLajmi.
Shefi i ekzekutivit të vendit tha se ministrat edhe këtë vit duhet të jenë në garë me veten dhe se angazhimi dhe rezultatet e vitit 2022 duhet të jenë minimumi i angazhimit dhe rezultateve të vitit 2023.
“Angazhimi dhe rezultatet e vitit 2022 duhet të jenë minimumi i angazhimit dhe rezultateve të vitit 2023. Le të vazhdojmë garën me veten”, deklaroi Kurti.
Më tej ai tha se sfidave do tu japim përgjigje dhe se vështirësitë do ti kthejmë në mundësi. /InLajmi/