Gazetari i njohur kosovar, Valon Syla, këtë të mërkurë ka adresuar kritika ndaj kryeministrit Albin Kurti dhe kabinetit të tij qeveritar, përcjell InLajmi.
Gazetari tha se Kurti më nuk ka as njerëz e as miq as, as dosta të mahallës e as aleat ndërkombëtarë.
Syla shtoi se Kurtit tani i mungon veç një terapi e mirë edhe e fortë.
Postimi i plotë i tij:
Nuk ka më ksi e asi…
Ka Vetëvendosje.
Ka gjithçka Albin Kurti që s’kanë pas këta ma herët.
Por veç njerëz s’ka. Ka mbet veç vet. S’ka as dosta të vjetër të mahallës, as shokë të shkollës, as aleat ndërkombëtarë. Atij i mungon veç një terapi e mirë edhe e fortë. /InLajmi/