Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, kujton ish-veprimtarin e LDK-së, Enver Malokun në 24 vjetori e vrasjes, përcjell InLajmi.
Derisa kujton veprimtarinë e shquar të gazetarit e ish -veprimtarit, Haradinaj tha se Enver Malokun, do e kujtojmë gjithmonë si një atdhedashës, intelektualët e parë që iu bashkua lëvizjes për lirinë e Kosovës.
Tutje ka shtuar kreu i AAK-së se roli i intelektualit Maloku në ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës ka qenë i jashtëzakonshëm.
Postimi i plotë i tij:
24 vite pa Enver Malokun.
Aktivistin dhe gazetarin Enver Maloku, do e kujtojmë gjithmonë si një nga intelektualët e parë që iu bashkua lëvizjes për liri. Si një atdhedashës që ishte, dha gjithçka për lirinë e fjalës, për popullin e Kosovës.
Roli i tij në ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës, ishte i jashtëzakonshëm.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për Enver Malokun! /InLajmi/