I pari i ekzekutivit, Albin Kurti foli rreth marrëveshjes finale me shtetin serb dhe planin franko-gjerman, raporton InLajmi.
Kryeministri tregoi se këtë plan e ka refuzuar Serbia, ndërsa Qeveria e Kosovës e sheh atë plan si bazë të mirë.
“Planin evropian të mbështetur nga Franca dhe Gjermani ne e kemi parë si bazë të mirë për bisedime, ndërsa Serbia e ka refuzuar atë në mbledhjen e Këshillit nacional të sigurisë në Beograd, të mbajtur me 27 tetor 2022, me vendim unanim”, deklaroi Kurti.
Ndryshe këtë të martë u mbajt takimi në mes të Kurtit dhe kryetarëve të komunave të Kosovës. /InLajmi/