Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Xhafer Tahiri, komentoi raportimin e mediave sllovene për një aferë, sipas tyre, milionëshe ku përmendet emri i kryeministrit të vendit, Albin Kurti, e i ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, raporton InLajmi.
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, tha se është shqetësuese përmendja e Kryeministrit Albin Kurti në këtë aferë.
“Ky skandal sa vjen e po thellohet më tepër. Hulumtimi i fundit flet për 100 milionë euro, para të cilat janë menaxhuar nga kompania GEN e të cilat dyshohet se është financuar fushata edhe e kryeministrit Kurti, përmes filialit të GEN-it në Tiranë ku janë transferuar 14 milionë euro”, deklaroi ai.
Më tej Tahiri tha se ata si LDK kërkojnë nga qeveria të adresohën në lidhje me këto dyshime.
“Prandaj, LDK-ja kërkon që këto dyshime shqetësuese që rëndojnë mbi imazhin e kryeministrit të Kosovës të adresohen menjëherë nga qeveria se a janë të vërteta deklarimet e hulumtimet e gazetës sllovene”, shtoi ai./InLajmi/