Presidenca e Kosovës ka reaguar ndaj deklaratës së gazetarit, Ridvan Berisha i cili në emisionin “Politiko” në Kanal10 deklaroi se kabineti i presidencës Osmani, është i përfshirë direkt në rastin e ish-policit serb, Pantiq, përcjell InLajmi.
Nga ky reagim thuhet se të gjitha këto deklarata të Berishës ndaj presidentes Osmani janë të sajime dhe shpifje të paprecedenta sepse presidentja në asnjë rast nuk interferon në punën e organeve të drejtësisë dhe se këtë nuk e ka bërë as nkëtë nuk e ka bërë as në rastin ‘’Pantiq’’.
Liria e fjalës është në funksion të të vërtetës, por jo të shpifjeve. Presidentja Osmani qysh nesër do të ndërmarrë të gjithë hapat ligjor për këtë shpifje të Ridvan Berishës, thuhet në reagim.
Reagimi i plotë nga Presidenca e Republikës së Kosovës:
Deklarata e sotme e Ridvan Berishës gjatë emisionit “Politiko” në Kanal 10, kinse Presidentja Osmani është implikuar në rastin “Pantiq”, është gënjeshtër, sajim dhe shpifje e paprecedentë.
Presidentja Osmani në asnjë rast dhe në asnjë situatë nuk interferon në punën e organeve të drejtësisë. Këtë NUK e ka bërë as në rastin “Pantiq”.
Ky model i takon të kaluarës. Presidentja punon me përkushtim për ta afirmuar Kosovën dhe për ta forcuar sundimin e ligjit dhe rendit.
Liria e fjalës është në funksion të të vërtetës, por jo të shpifjeve. Presidentja Osmani qysh nesër do të ndërmarrë të gjithë hapat ligjor për këtë shpifje të Ridvan Berishës./InLajmi/