2 qytetare janë sulmuar me armë zjarri këtë të premte në Shtërpcë ku dhe janë jashtë rrezikut për jetë, përcjell InLajmi.
Në lidhje me këtë çështje reagoi kreu i qeverisë, Albin Kurti ku tha se e dënon ashpër sulmin ndaj 2 qytetarëve të Kosovës në Shtërpcë.
Më tej Kurti u shpreh se ndjehet thellësisht i brengosur për plagosjen e tyre dhe se njësitet relevante do të vazhdojnë hetimet deri në zbardhjen e të gjitha rrethanave të këtij akti të papranueshëm dhe të dënueshëm.
Reagimi i plotë i Kryeministrit Kurtit:
E dënoj ashpër sulmin ndaj dy qytetarëve të Kosovës në Shtërpcë. Thellësisht i brengosur për plagosjen e tyre. Sipas informatave, të rinjtë 11 dhe 21 vjeçar janë jashtë rrezikut për jetë dhe ju dëshiroj shërim të shpejtë. Policia e Kosovës veçse ka arrestuar të dyshuarin i cili pa asnjë mëdyshje duhet dhe do të përballet me organet e drejtësisë.
Njësitet relevante do të vazhdojnë hetimet deri në zbardhjen e të gjitha rrethanave të këtij akti të papranueshëm dhe të dënueshëm.
Dua të siguroj të gjithë qytetarët se Policia e Kosovës është e angazhuar maksimalisht në kryerjen e detyrave të saj me qëllim të mbrojtjes së jetës dhe pronës së të gjithëve pa dallim. /InLajmi/