Ylli i futbollit italian, Gianluca Vialli, ka vdekur në moshën 58-vjeçare, transmeton InLajmi.
Vialli, i cili luajti me Sampdoria, Juventus dhe Chelsea, u diagnostikua me kancer pankreatik në vitin 2017.
Ish-ylli i futbollit italian, Gianluca Vialli, ka vdekur nga kanceri në moshën 58-vjeçare.
Lajmin për vdekjen e tij e dha ish-klubi i sulmuesit Sampdoria, shkruan BBC.
I lindur në qytetin verior të Kremonës në vitin 1964, Vialli gëzoi një karrierë të shkëlqyer me klubet italiane Sampdoria dhe Juventus, si dhe skuadra angleze Chelsea, dhe bëri 59 paraqitje për Italinë. /InLajmi/