Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në Çagllavicë, përcjell InLajmi.
Si pasojë e këtij aksidenti ka ndërruar jetë një 35-vjeçar.
Lajmin për aksidentin e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se 35-vjeçari nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë.
Nga Policia e Kosovës njoftojnë se vetura e përfshirë në aksident ishte me targa të huaja.
Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:
Rreth orës 04:40 kemi pranuar informatën se në Çagllavicë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident ka qenë i përfshië një automjet (me targa të huaja).
Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore ka pësuar një person, i cili nuk kanë arritë të përballojnë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë .
Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.
Trupi i viktimës :
A.A mashkull, 35 vjeç,
është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërkohë që me hetimin e rastit po merret njësiti i trafikut. /InLajmi/