Në pikat kufitare veçse ka filluar të shtohet numri i mërgimtarëve që po e lënë Kosovën, ku edhe pritjet në disa pika kufitare po vazhdojnë të mbesin të gjata, përcjell InLajmi.
Në pikat kufitare te Dheu i Bardhë dhe Merdare pritjet janë deri në 2 orë, ku kolona ka deri në 1.500 metra.
Ndërsa në pikat e tjera kufitare pritjet më së shumti janë deri në 25 minuta. /InLajmi/