Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka bërë paraqitjen vjetore. Mes tjerash, ai ka folur edhe për njohjet e Kosovës.
Sipas tij, janë 9-të vende që tashmë e kanë tërhequr njohjen e Kosovës. Veç kësaj, ai ka publikuar edhe emrat e tyre, raporton Kurir.
“Somalia, Burkina Faso, Gabon, Estwatini, Lybia, Guinea, Antigua dhe Barbuda, Saint Lucia dhe Maldivet”,sipas tij kanë tërhequr njohjen, transmeton IndeksOnline
“Na presin sfida të vështira sa i përket Kosovës. Ne nuk kemi provokuar askëndë. Nuk kemi bërë asnjë incident. Si mund të quhet provokim kur mbrohet Kushtetuta jonë. Janë 106 vende që nuk e njohin Kosovën. 9-të prej tyre e kanë tërhequr. 3 janë edhe më tutje në mëdyshje” , tha ai.