Para disa ditësh kryetari i Akademinë Serbe të Shkencave dhe Arteve SANA, Slavenko Terzic, ka thënë se Serbia “ta rikthejë” Kosovën në të njëjtën mënyrë ashtu siç Britania e Madhe veproi me Ishujt Falklands, përcjell InLajmi.
Në lidhje me këtë deklaratë ka reaguar aktivistja serbe për të drejtat e njeriut, Natasha Kandiq.
Kandiq tha se akademikët serb në vend të kritikave për nacionalizmin, në mendjet e akademikëve ka plane për luftëra të reja”.
Postimi i plotë i saj:
Qytetarët serbë finansojnë SANA-n, të cilën çdo ditë e kompromitojnë anëtarët e saj. Kështu, akademiku dhe kryetari Slavenko Terziq këshillon që Serbia “ta rikthejë” Kosovën në të njëjtën mënyrë si ka vepruar Britania e Madhe me Ishujt Falklands. Në vend të kritikave për nacionalizmin, në mendjet e akademikëve ka plane për luftëra të reja /InLajmi/