Anëtari i kryesisë së PDK-së, Adri Nurellari foli rreth nismës së Qendrës “Gjenocidi në Kosovë , Plagë e hapur”, e cila iu drejtua në nëntor të 2020-tës institucioneve të Kosovës me një kërkesë që, lulëkuqja me 4 petale, të bëhet simbol unik përkujtimor i gjenocidit në Kosovë, përcjell InLajmi.
Anëtari i kryesisë së PDK-së tha se sa i përket formës përzgjedhja e lulëkuqjes duket si imitim i simbolit të lulëkuqes që përdoret nga shumë shtete për të kujtuar të rënët gjatë Luftës së Parë Botërore si dhe veteranët në përgjithësi.
Tutje Nurellari tha se ideja e lulëkuqes ngjan me Lulen e Srebrenicës të cilën e ka pas propozuar në 2011 Shoqata “Gračaničko keranje”, si simbol i përkujtimit të viktimave të gjenocidit të Srebrenicës. 11 petalet kujtojnë datën 11 korrik të vitit 1995 kur nisi masakra.
Më tej ai tha se për sa i përket përmbajtjes mandej, nisma lë akoma më shumë për të dëshiruar, duke u përkufizuar me një hapësirë gjeografike e jo me popullin që ra viktimë e saj. /InLajmi/