KFOR-i është duke hequr automjetet e bllokuara që kanë mbetur në veri, përcjell InLajmi.
Zyrtarë nga KFOR bëjnë të ditur se në veri po kthehet plotësisht liria e lëvizjes për qytetarët.
Ndryshe, pasditën e 29 dhjetorit ka filluar heqja e barrikadave në fshatin Rudarë të Zveçanit dhe pastaj në zonat tjera.
Ky barrikadim i rrugëve nga serbët nisi pas arrestimit të ish-policit Dejan Pantiq. /InLajmi/