Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mes 2 veturave në rrugën nacionale Mitrovicë – Prishtinë, më konkretisht në fshatin Stanovc, përcjell InLajmi.
Lajmin për aksidentin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili tha se 4 persona janë lënduar si pasojë e aksidentit.
Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes.
Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:
Sot, rreth orës 13:30 është raportuar se në rrugën nacionale Mitrovicë – Prishtinë segmenti rrugor në fshatin “Stanovc” , ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident janë përfshirë 2 vetura, si pasojë e aksidentit 4 persona kanë pësuar lëndime. /InLajmi/