Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e një zyrtari policor, i angazhuar me detyrë në Prizren.
Në një përgjigje për zëdhënësi i Inspektoratit të Policisë së Kosovës, Arbër Beka, tha se zyrtari policor dyshohet për veprën penale “Kanosje”, shkruan FrontOnline
“Veprimet tjera do të ndërmerren në përputhje me autorizimet ligjore të IPK-së dhe koordinimin me prokurorinë kompetente”, tha Beka.