Fyerje, fishkëllima, përplasje, goditje tavolinash, akuza e kundër akuza.
Të gjitha këto, karakterizojnë më së miri punën e Kuvendit të Kosovës, edhe gjatë vitit 2022.
Debatet me tone të larta mes mazhorancës e opozitës, nuk munguan pothuajse në asnjë nga seancat e kuvendit.
E nuk munguan as situata të tilla mes deputetëve të ndryshëm të qeverisë e opozitës.
Të pakta nuk janë as rastet kur debatet eskaluan deri në fyerje rikuse ky i deputetit Abelard Tahiri, apo përplasja Arben Gashi-Dimal Basha.

Ndërsa, përplasjeve nuk i shpëtoi as kryeministri Albin Kurti.
Derisa opozita kritikoi ekzekutivin për qasjen në dialog, për politikën e brendshme e të jashtme, situatën në veri, grevat në arsim, gjendjen në shëndetësi e fushat tjera, ajo që u dëgjua më së shpeshti nga kryeministri Kurti, ishte se fajtor për dështimet ishin qeveritë e kaluara e jo ai.
Ndërsa, nga opozita e quajtën atë dezertorë e magjistar.
Debate të ashpra pati edhe mes ministrave e opozitës, shkruan Gazeta 10.
Nga këto të fundit kërkuan shkarkimin e ministrit të Financave, Hekuran Murati, ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, asaj të Industrisë, Rozeta Hajdari e ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli.