Policia e Kosovës bëri të ditur këtë të hënë përmes raportit 24 orësh se 10 vetura kanë pësuar dëmtime nga plumbat qorr dhe bredharak në tërë Kosovën, përcjell InLajmi.
Nga Policia bëhet e ditur se 5 prej tyre janë në Prishtinë, 3 në rajonin e Pejës dhe me nga 1 në atë Gjilanit dhe Prizrenit.
Po ashtu Policia shtoi tutje se këto raste jane duke u hetuar nga organet kompetente.
Ndryshe shkak I mjeteve piroteknike pati disa të lënduar ku dhe ju drejtuan qendrave emergjente. /InLajmi/