Foshnja e parë për vitin 2023 është vajzë. Ajo quhet Promisa dhe është shëndoshë e mirë.
Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manstirliu, e cila shtoi se foshnja lindi në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, me të trokitur ora 12:00.
Një minutë më pas, erdhi në jetë edhe një djalë, në maternitetin “Koço Gliozheni”.
“Mirë se erdhët Promisa dhe Orjol. Është vajzë fëmija i parë i vitit 2023, që lindi shëndoshë e mirë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, me të trokitur ora 12:00, shkruan euronews.al.
Një minutë pas ndërrimit të viteve erdhi në jetë edhe një djalë i shëndetshëm, bebi i parë që lindi në maternitetin “Koço Gliozheni”. Jetë të gjatë e paçi këmbën e mbarë