Premier Liga ka njoftuar klubet për të nderuar Pelen gjatë raundit të ndeshjeve, pas vdekjes së legjendës braziliane të enjten.
Pele ndërroi jetë në moshën 82 vjeçare në Spitalin Albert Einstein, pas një beteje të gjatë me sëmundjen e kancerit.
“Ne jemi thellësisht të pikëlluar për vdekjen e Peles, një futbollist jashtëzakonisht i talentuar që kapërceu sportin tonë dhe frymëzoi miliona njerëz gjatë karrierës së tij të jashtëzakonshme”, thuhet në një deklaratë të Premier Ligës, përcjell lajmi.net.
Lojtarët dhe zyrtarët e ndeshjeve do të mbajnë një shirit të zi në krah.