Dita e Veteranit shënohet me datë 30 Dhjetor e kjo datë është për të përkujtuar sakrificën, angazhimin dhe kontributin e tyre për sjelljen e lirisë dhe pavarësisë për popullin e Kosovës, përcjell InLajmi.
Ndryshe me 30 dhjetor 1991 filloi përballja e familjes Jashari me forcat ushtarake serbe në Prekaz, ku nga kjo filloi edhe rezistenca ushtarake e UÇK-së.
Në lidhje me këtë datë reagoi i pari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci i cili tha se pas lavdisë së Skënderbeut, flamurin e lavdisë e mbani Ju, sot e gjithmonë.
Postimi i plotë i tij:
Veteranë të UÇK-së, gëzuar Dita e Veteranit!
Pas lavdisë së Skënderbeut, flamurin e lavdisë e mbani Ju, sot e gjithmonë!
Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës! /InLajmi/