Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik këtë të premte u bëri thirrje qytetarëve që të bëjnë kujdes gjatë festave, përcjell InLajmi.
Nga IKSHPK deklarun se në vende të ndryshme të botës, po regjistrohen raste të shumta të COVID-19, sepse pandemia COVID-19 akoma nuk ka mbaruar.
Më tej ata bënë të ditur se janë duke vazhduar testimet dhe gjurmimin e të gjitha rasteve teksa kanë bërë thirrje për vaksinim.
Njoftimi i plotë i tyre:
Të nderuar qytetarë!
Ju lutemi për kujdes të shtuar gjatë festave!
Në vende të ndryshme të botës, po regjistrohen raste të shumta të COVID-19, sepse pandemia COVID-19 akoma nuk ka mbaruar.
Kosova po vazhdon të shënojë numër të vogël të rasteve të reja të COVID-19.
IKSHPK është duke vazhduar pandërprerë me testimin dhe gjurmimin e të gjitha rasteve, kontakteve të rasteve në komunitet dhe diagnostikimin laboratorik andaj të gjithë personat me kokëdhembje, kollitje, dhembje fyti, vështirësi në frymëmarrje, rrjedhje hundësh, temperaturë, plogështi, humbje e shijes, rekomandohen të testohen.
Me qëllim të përforcimit të imunitetit dhe parandalimit të rasteve të reja dhe formave të rënda të sëmundjes, qytetarët këshillohen që të vaksinohen.
MSh dhe IKSHPK rekomandojnë qytetarët që përkundër situatës së qetë dhe stabile epidemiologjike në vend, të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave preventive kundër sëmundjeve ngjitëse dhe të vaksininohen kundër COVID-19.
Gëzuar Vitin e Ri 2023! /InLajmi/