Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokrartike të Kosovës tha se në shëndetësi po vazhdojnë skandalet e Qeverisë, përcjell InLajmi.
Deputeti tha se me buxhet të Kosovës blihen papuçe të prodhuara në Serbi, për personelin shëndetësor në Spitalin e Mitrovicës, thua se nuk ka të tilla që prodhohen në Kosovë.
Më tej Haxhiu tha se fushata për bojkotim të prodhimeve serbe nuk po respektohet nga Qeveria e në anën tjetër i kërkojnë popullit ta respektojnë atë.
Postimi i plotë i tij:
Vazhdojnë skandalet e Qeverisë, konkretisht në shëndetësi.
Me buxhet të Kosovës blihen papuçe të prodhuara në Serbi, për personelin shëndetësor në Spitalin e Mitrovicës, thua se nuk ka të tilla që prodhohen në Kosovë.
Fushata për bojkotim të prodhimeve serbe nuk po respektohet nga Qeveria e në anën tjetër i kërkojnë popullit ta respektojnë atë.
Domosdoshmërisht shtrohet pyetja përse këto paisje nuk janë blerë në Kosovë, konkretisht në “Solid” të Suharekës, por në Serbi?!
Qeveritarët e sotëm sa ishin në opozitë i rrokullisnin kamionat me produkte serbe, ndërsa tani i blejnë ato nga buxheti i Kosovës.
Çfarë hipokrizie!
Mbi këtë kauzë fituan votë këta qeveritarë e që po del të ketë qenë farse dhe fallce, mashtrimi i radhës. /InLajmi/