Ministrja e Arsimit Shkencës, Teknologjisë dhe Invacionit, Arbërie Nagavci, foli rreth punës një vjeçare të këtij institucioni, ndërsa shprehet krenare për rezultatet e arritura, përcjell InLajmi.
Nagavci tha se vëmendje të veçantë infrastrukturës fizike për Edukim të Hershëm, sikur edhe rritjen e buxheti për vitin 2023.
“Sa i përket arsimit para universitar, për herë të parë është ndarë buxheti 1.7 milionë euro për mësimdhënësit me probleme shëndetësore”, tha ajo.
Më tej Nagavci tha se për 5 vitet e ardhshme janë ndarë 50 milionë euro për digjitalizim të teksteve shkollore.
“Kemi ndarë bursa për 100 studentë nga komunitetet ashkali, egjiptianë dhe rom. Një sfidë të madhe këtë vit e kemi pasur me verifikimin e diplomave. Dyshimet për keqpërdorime i kemi drejtuar tek organet e drejtësisë”, tregoi ajo.
Tutje ajo tha se hap i rëndësishëm gjatë viti që po e lëmë pas ishte Abetarja e përbashkët me Shqipërinë. /InLajmi/