Gjatë ditës së merkurë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian dolën me një deklaratë të përbashkët për situatën e krijuar së fundmi në veri, përcjell InLajmi.
Në lidhje me këtë deklaratë reagoi deputetja e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e AAK-së, Time Kadrijaj e cila tha se deklarata e përbashkët e Amerikës dhe BE-së, më së miri shpërfaq mashtrimin e Kurtit dhe tentimin për ta fsheh dakordimin me Vuçiqin për lirimin e kriminelëve si kusht për heqjen e barrikadave.
Për më tepër Kardijaj, i bën thirrje kryeministrin Kurti të tregojë pse i amnistoi kriminelët e veriut.
Gjithashtu ajo pyeti shefin e ekzekutivit se a kanë të drejtë qytetarët të din se çarë përmban marrëveshja finale.
Postimi i plotë i saj:
Deklarata e përbashkët e Amerikës dhe BE-së e shpërfaq më së miri mashtrimin e Kurtit dhe tentimin për ta fsheh dakordimin me Vuçiqin për lirimin e kriminelëve, si kusht per heqjen e barrikadave. Kryeministër, a kemi ne të drejtë me ditë cka përmban marrëveshja e fshehtë me Vuçiqin?? Tregoju qytetarëve pse i amnistove kriminelët e veriut! /InLajmi/