Largimi i barrikadave ka nxitur reagime të shumta si të institucioneve ashtu edhe të personazheve të shumta publike e politike në vend pa përjashtuar edhe reagimet ndërkombëtare, përcjell InLajmi.
Për situatën më së të tensionuar së fundi në veri, reagoi edhe lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj i cili tha se deklarata e përbashkët SHBA-BE si përcaktim që problemet e hapura me Serbinë të zgjidhen me mjete politike, është udhërrëfyes që duhet ndjekur edhe Kosova.
Më tej Haradinaj tha se falë Amerikës dhe BE-së, edhe një herë u gjet zgjidhja për një situatë shpërthyese në veri të vendit.
Sipas tij edhe këtë her u dëshmua se partneriteti me SHBA-në e BE-në nuk ka aleternativë.
Postimi i plotë i tij:
Deklarata e përbashkët SHBA-BE si përcaktim që problemet e hapura me Serbinë të zgjidhen me mjete politike, është udhërrëfyes që duhet ndjekur edhe ne si Kosovë.
Falë Amerikës dhe BE-së, edhe një herë u gjet zgjidhja për një situatë shpërthyese në veri të vendit.
Si gjithmonë edhe këtë herë u dëshmua se partneriteti me SHBA dhe BE nuk ka alternativë. /InLajmi/