Në një emision në Bosnjë, deputetja e Kuvendit të Kosovës na radhët e komnitetit boshnjak, Duda Balje foli në lidhje udhëtimin pa viza ku ndër tjerash ajo ju referua Kosovës si “Kosovë e Metohi”.
“…Serbët që gjenden në ‘Kosovë e Metohi’, ata kanë letërnjoftime serbe dhe shkojnë pa problem. Na prek vetëm ne, pasi boshnjakët nuk kanë letërnjoftime serbe”, tha Balje.
Ndërsa këtë të mërkurë në një deklaratë për InLajmin, Balje tha se nuk është e sigurtë që ka thënë diçka të tillë, por nëse e ka thënë ajo tha se kërkon falje.
“Jo dmth nuk jam e sigurt a kam thënë sepse emisioni ka qenë 40 minuta dmth kemi fol shumë, në pjesë ndoshta kam thënë në ndonjë pjesë, ndoshta kam bërë ndonjë lapsuz nuk jam e sigurt por jam shume e sigurt që ka qenë lapsuz edhe unë kërkoj falje”, tha ajo.
Rikujtojmë se tash e disa mandate, Duda Balje është deputete e Kuvendit të Kosovës.
Për ta parë deklaratën e Baljes ku iu referua Kosovës si “Kosovë e Metohi” mund ta ndiqni më poshtë në minutën e 30:03 të emisionit. /InLajmi/